Përfshirja e PSD-së në ekipin shtetëror të dialogut me Serbinë nuk i ka pëlqyer aspak LDK-së dhe Vetëvendosjes. Dy partitë opozitare e kanë kundërshtuar këtë veprim të PSD-së duke e cilësuar atë si mbështetje ndaj Qeverisë për t’ia zgjatur jetëgjatësinë. Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca beson se paraprakisht ka pasur një marrëveshje mes PSD-së dhe Qeverisë. Ai thotë se PSD-ja e ka kuptuar se e ka humbur elektoratin dhe me këtë veprim ka shtyer zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend, duke e ndihmuar miratimin e buxhetit dhe duke u bërë pjesë e dialogut me Serbinë. Ai nuk beson se do të ketë efekt ekipi shtetëror dhe nuk pret se do të ketë rezultatet nga ky dialog.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …