Konjufca: Riprocedimi i amendamentit, fund i demokracisë

Vetëvendosje
i ka quajtur si fundi i demokracisë paralajmërimet e Qeverisë për procedimin e
sërishëm të ndryshimeve kushtetuese. Sipas deputetit të këtij subjekti, Glauk
Konjufca “riprocedimi i ndryshimeve kushtetuese i bie se ose do të votohet ose
nuk ka zgjidhje tjetër dhe kjo është diktaturë”. Ai e ka quajtur lajm të mirë
mos-votimin e Gjykatës Speciale, për të cilën tha se Republika e Kosovës nuk gëzon
të drejtën e qasjes në dokumentet e arkivit të kësaj gjykate. Deputeti Konjufca
shtoi se do të pranojnë bisedime për ri-procedim vetëm nëse ndryshohen kushtet
për themelimin e kësaj gjykate, dhe njëra nga to është mos-prekja e
sovranitetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …