Konjufca: Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë

Në Tiranë po mbahet seanca e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca foli për rëndësinë që ka për kombin tonë bashkëpunimi ndërshtetëror mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare. “Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë, duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si shkak i luftës së Rusisë në Ukrainë që synon NATO-n dhe BE-në. I vetmi shtet ne mes të Evropës i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë, që nga diplomacia deri te financimi i grupeve kriminale. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë”, tha në mes tjerash kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …