Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një konferencë për medie ka fajësuar kryekuvendarin, Kadri Veselin për pengimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme. Me qëllim për të diskutuar rreth vdekjes së aktivistit Astrit Dehari. Konjufca ka thënë se Veseli po u bën presion deputetëve që të tërheqin nënshkrimet për mbajtjen e kësaj seance. Edhe kjo përpjekje për seancë dështoi pasi deputeti, Danush Ademi i ashkalijve sot në orët e pasdites ka tërhequr nënshkrimin, duke mbetur kështu sërish 39 nënshkrime.
