Pas takimit të shefave të grupeve parlamentare, shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se subjekti politik që i takon nuk do të marr më pjesë në takime konsultative. Ndërsa duke komentuar propozimin e Kadri Veselit që ai tërheq kandidaturën nga pozita e kryetarit të Kuvendit që në të njëjtën ditë të votohet Qeveria Haradinaj, Glauk Konjufca ka thënë se nuk e pranojnë atë kusht. Ne nuk pranojmë asnjë kusht që ka bërë koalicioni PDK-AAK-Nisma për Kosovën, theksoi deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
