FSK

Konkurruesit për Akademinë Ushtarake në Turqi, si kadetë të FSK-së duhet të jenë me status të beqarit

Secili i ri a po e re që dëshiron ta kryejë Akademinë Ushtarake Tokësore dhe Mjekësore në Turqi, si kadet i FSK-së duhet të jetë me status të beqarit. Në konkursin që është shpallur nga Ministria e FSK-së për kandidatët, që duan të shkollohen në Akademinë Tokësore dhe Mjekësore të Turqisë kërkohen kritere të ashpra që duhet të plotësohen. Kandidati që aplikon për këto dy akademi të shtetit turk përveç që duhet të mos jenë të dënuar apo nën hetime ata duhet të jenë plotësisht të lirë edhe në jetën private. Në konkursin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së FSK-së thuhet, se kandidati duhet të mos jetë as i fejuar, as i martuar, i divorcuar dhe as mos të jetë në lidhje bashkëjetese. Këto kushte për kadetët e FSK-së që do të pranohen në Akademitë e Turqisë i ka kërkuar shteti turk, ka thënë për “KosovaPress”, drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun në FSK, Ibrahim Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …