leoni

Konkurs për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj

Komuna e Ferizajt hap konkurs për zgjedhjen e 4 anëtarëve në Bordin e Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve”. Kandidatët për tu zgjedhur anëtar në bordin e drejtorëve duhet të plotësojnë këto kushte: Të kenë përgatitje universitare; Të posedojnë aftësi dhe shkathtësi profesionale; Të kenë aftësi për të kryer detyrat e punës në situatë të qetë dhe në presion. Aplikuesit duhet të nënshkruajnë deklaratën nën betim, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale. Formulari merret dhe dorëzohet në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, sporteli nr. 1, Komuna Ferizajt. Afati i konkursit është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në web faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt, në tabelën e shpalljeve, përkatësisht 22.07.2024 – 07.08.2024.

Kontrolloni gjithashtu

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt u bë zbulimi i bustit të heroit të Kosovës, Rexhep Halimi

Në parkun afër spitalit të përgjithshëm të Ferizajt të premten është bërë zbulimi i bustit …