Ashtu sikur edhe me rastin e veteranëve, kur Qeveria e Kosovës shpalli konkurs me të drejtë pjesëmarrjeje të çdo qytetari të Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare, edhe Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës kishte shpallur konkurs për anëtarë të rinj me qëllim për t i pranuar në ASHAK. Konkursi ishte hapur më 17 nëntor, deri më tani kanë kandiduar 58 kandidatë. Një burim i Radios Kosova e Lirë brenda Akademisë të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, bën të ditur se “përparësi për t’ u pranuar në punë, si akademikë të Kosovës, kanë ata profesorë, doktorë apo zanatxhi të profesioneve të ndryshme, që kanë stazhin më të gjatë të anëtarësisë në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë. Preferenca tjetër për pranim është të jenë ish, apo aktualisht, anëtarë të LDK-së dhe të mos kenë qenë as rastësisht pjesëtarë të UÇK-së. Tani Kosova do të forcohet me akademikë të ish LDK-LDK-së për t i mbajtur mbi supe buxheti i Kosovës. Në mesin e këtyre akademikëve ka edhe ish bashkëpunëtorë të ish regjimeve, përdhosës të luftës së UÇK-së, pse jo edhe dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …