Universitetet publike

Konkursi për regjistrimin e studentëve në afatin e dytë në Universitetin e Prishtinës shpallet në fund të javës

Konkursi për regjistrimin e studentëve në afatin e dytë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”  pritet të shpallet në fund të javës, ka bërë me dije prorektori për mësim në UP, Naser Sahiti. Sipas tij, më së shumti vende të lira në këtë afat ka në Fakultetin Ekonomik, por shtoi se me numër më të vogël konkurs do të ketë gati në të gjitha njësitë akademike. Konkursi për regjistrimit të studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës, pritet të shpallet në fund të javës ku pritet të jenë rreth 4 mijë vende të lira. “Përgatitjet janë të përfunduara meqenëse ne ato përgatitje i kemi bërë qysh në afatin e korrikut, ne presim fluks më të zvogëluar, procedura është e njëjtë prandaj nuk ka asnjë vështirësi rreth pranimit të studentëve”,  ka thënë Sahiti për “Radio Kosovën”. Mirëpo, në këtë afat të regjistrimit prorektori Sahiti ka thënë se ka një rënie të theksuar të interesimit për studime, ndërsa vende të lira do të ketë pothuajse në të gjitha fakultetet.

“Numri më i madh i vendeve të lira aktualisht ka mbet në Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, Inxhinieri Mekanike, Bujqësi, Inxhinieri Elektrike,  por për dëgjuesit vlen të përmendet që pothuajse në të gjitha fakultetet ka vende të lira, prandaj kandidatët e ardhshëm, studentët e ardhshëm duhet të shikojnë me vëmendje konkursin kur të publikohet se në cilat programe ka vende të lira”, ka thënë Sahiti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …