Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar dhe nënkryetarëve, i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë. Me këtë vendi nuk ka shkuar në bllokadë institucionale, ndonëse ende nuk ka marrëveshje politike mes subjekteve për sigurimin e shumicës parlamentare. Vendimmarrja e sotme e obligon kryetarin e Kosovës që të fillojë bisedat me partinë fituese të zgjedhjeve për caktimin e mandatarit për formimin e ekzekutivit. Pas caktimit, mandatari ka në dispozicion 15 ditë që t’ia ofrojë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeverisës. Në rast se herën e parë dështon, Presidenti bazuar në Kushtetutë ka të drejtë që të mandatojë një kandidat tjetër për mandatar. Nëse edhe i dyti dështon që të marrë votat e nevojshme në Kuvend vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …