Është konstituuar përbërja e re e kuvendit në Malin e Zi, në të cilin shumicën do ta kenë tre koalicionet: “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, të drejtuara nga Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviç. Në seancë nuk mori pjesë kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Pas verifikimit të mandateve të deputetëve të kuvendit, kryesuesi, Miodrag Lekiç u shpreh se për herë të parë ka pasur një ndryshim të qeverisë dhe transferim paqësor të pushtetit. Ai tha se nuk do të ketë asnjë revanshizëm në lidhje me qeverinë e mëparshme dhe këmbënguli në dinjitetin dhe pavarësinë e kuvendit si institucion. Seancës konstituive të Kuvendit i parapriu një përpjekje për të arritur një marrëveshje midis përfaqësuesve të tre koalicioneve dhe drejtuesve të subjekteve politike të shumicës së re parlamentare, mbi mandatarin dhe përbërjen e qeverisë dhe ndarjen e ministrive.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …