Vuk Jeremiq

Konsullata e Kosovës në Nju Jork i ka dërguar një letër vendeve anëtare të OKB-së kundër Jeremiqit

Konsullata e Kosovës në New York ka dërguar një letër tek të gjithë anëtarët e OKB-së duke kërkuar nga ta që Vuk Jeremiqi të mos zgjidhet pasues i Ban Ki-moon-it. Konsullata, siç raporton B92, në fakt e ka përcjellë letrën e shkruar nga disa shoqata të familjeve të të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. “Ne, përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur i bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB-së të mos e zgjedhin Vuk Jeremiqin në postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së”, shkruan në letrën që B92 pretendon ta ketë parë, transmeton Koha.net. Jeremiq është i paaftë për këtë post për shkak se vjen nga një vend që ka kryer gjenocid në luftën e Kosovës dhe qëllimisht ka refuzuar mundësinë e sqarimit të fatit të më të dashurve për familjet e të zhdukurve”. Për shkak të kësaj, vazhdon letra sipas B91, zgjedhja e Jeremiqit do të ishte “fyerje për të gjitha familjet e personave të zhdukur dhe familjeve viktima”.

Kjo letër është e nënshkruar nga koordinatori i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, Bajram Çerkini, presidentja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nusrete Kumnova, presidenti i Shoqatës për Zbulimin e Fatit të Personave të Zhdukur, Haki Kasumi dhe presidenti i shoqatës Zëri i Prindërve, Hysen Hyseni. Ata thonë se Jeremiqi, i cili gjatë periudhës 2007 deri më 2012 ka shërbyer si Ministër i Jashtëm i Serbisë, “nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës të kryera në ish-Jugosllavi. “Vuk Jeremiq, i cili është lindur dhe rritur në Serbi, mban postet më të rëndësishme në politikën serbe, dhe është një prej njerëzve më përgjegjës për gjenocidin në vitet e ’90-ta në ish-Jugosllavi, për krimet që lanë më shumë se 40 mijë persona të zhdukur si dhe 800 mijë viktima”, shkruan në letër. Pas kësaj, nënshkruesit e letrës thanë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të jetë një persona me “moral të lartë dhe kualifikime profesionale”, dhe se ky person “nuk mund të jetë Jeremiqi”. Në fund, Kombeve të Bashkuara, sipas B92-shit, i kërkohet “të shtojë presionin mbi Serbinë, mdi politikanët serbë si Vuk Jeremiq, -për të ofruar informatat e nevojshme për gjetjen e të zhdukurve”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …