Konsulli, Lulzim Krasniqi, ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e ka shkarkuar nga pozita në Konsullatën e Kosovës, në New York

Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes një letre publike ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës,  në New York. Siç shkruan në letrën e tij Krasniqi, lajmi për shkarkim i ka shkuar përmes një e-maili të dërguar nga zv.sekretari i MPJD-së, Behar Isma. Krasniqi në letrën e tij dërguar Gërvallës ka treguar se tashmë në New York s’do të ketë kush të ofrojë shërbime konsullore në prag të pushimeve të verës kur kërkesat për dokumentacione do të arrijnë kulmin. Me këtë vendim, ju sapo mbyllët të gjitha shërbimet konsullore në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork për shtetasit e Republikës së Kosovës-këto ditë kur kërkesat e tyre për shërbime arrijnë kulmin. Rrjedhimisht, meqë kam qenë i vetmi person i autorizuar për ofrimin e shërbimeve, me këtë vendim, duke filluar prej sot, u mbyllën të gjitha llogaritë për përdorimin e aplikimit të dokumenteve të udhëtimit. Bashkë me këto llogari,  fatkeqësisht, u mbyll çdo shërbim konsullor. Përgjegjësinë për këtë tashmë e keni ju!”, thuhet në letrën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …