Serbia dhe Maqedonia reagojnë pas taksës që Kosova ka vendosur për importin e pemëve, perimeve dhe misrit

Konsumatorët ankohen për çmimet e larta të produkteve të domosdoshëm për jetë

Konsumatorët janë ankuar për çmimet e larta të produkteve të domosdoshëm për jetë. Ata kanë thënë se çmimet po ngritën gjithnjë e më shumë dhe kjo po bënë që shporta e tyre të varfërohet çdo ditë e më shumë. Konsumatorët kanë shfaqur shqetësimet e tyre mbi mundësinë e rritjes së mëtejme të çmimeve për shkak të shtrenjtimit të paralajmëruar prej 15 për qind të energjisë elektrike, shtrenjtim i cili do të bëjë që të ketë rritje të çmimit të produkteve. Edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka shfaqur shqetësimin e tij për pasojat që do t’i ketë te konsumatori, rritja e çmimeve të produkteve të domosdoshme, e cila do ta vështirësoj tej mase mirëqenien e pjesës më të madhe të qytetarëve, përfshirë edhe shtresën e mesme të shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …