Konsumatori: "Pasurimi i miellt me Acid Folik e me Hekur – Obligim ligjor i mullisëve

Konsumatori: “Pasurimi i miellt me Acid Folik e me Hekur – Obligim ligjor i mullisëve

Me organizimin e UNICEF-it Kosovë dhe Projekt menaxherit Dr. Agron Gashi Org. “ KONSUMATORI “ përfaqësuar nga drejtuesi i saj z. Selatin Kaçaniku vizitoi Institutin e Bujqësisë në Pejë dhe Fabrikën, mullirin më të madh e më modern në Gadishullin Ilirik ( Ballkan ),“ M&SILLOSI “ në Xërxë. Bashkë me kryetarin e Shoqatës së mullisëve të Kosovës z. Muhamet Farizi e përfaqësuesin e AUVK z. Ismet Fejzullahu, inspektor fitosanitar, UNICEF-i me Projekt menaxherin Dr. Agron Gashi e Org. “ KONSUMATORI “ me z. Selatin Kaçaniku u bisedua për gadishmërinë e përmbushjes së obligimeve ligjore rreth pasurimit / fortifikimit të miellit me Acid Folik e Hekur dhe arritjen e ngritjen e kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator taksapagues në këtë sektor.

IBP e “ M&SILLOSI “ u shprehën të gatshëm të angazhohen edhe më shumë seq obligojnë ligjet – duke potencuar edhe etikën humane-profesionale si dhe prioritetin e arritjes dhe ngritjes së vazhdueshme të kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator. Duke i falenderuar UNICEF-it i cili u shpreh se do të vazhdojë ta mbështes këtë Projekt aq sa është e nevojshme dhe e mundshme, nikoqirët u dëshmuan tejet bashkpunues dhe të gatshëm të bashkpunojnë me Org. KONSUMATORI, Shoqatën e mullisëve, AUVK-në…duke i vënë në disponim gjithë potencialet humane-profesionale dhe ato teknike. IBP e “ M&SILLOSI “  parimisht janë shprehur të gatshëm që të bëjnë marreveshje të bashkepunimit me OJQ “ KONSUMATORI “ dhe Shoqatën e Mulliseve. Bashkpunimi, fillimisht do të bazohej në këmbimin e informatave dhe informimin e vetëdijësimin e akterëve – me theks të veçantë të qytetarit konsumator. Hë për hë fokusimi bie mbi testet laboratorike për pasurim të miellit – në baza të rregullta ( duke i pasur parasyshë edhe të dhënat për testim të kripës për jod ).

Të gjitha palët u pajtuan se duhet angazhuar maksimalisht rreth pasurmit / fortifikimit maksimal të miellit me Acid Folik e me Hekur – ani se ky trend është në ritje. Sipas të dhënave të disponueshme, nga mostrat e testuara gjatë vizitës, tregojnë se mielli i importuar nuk është pasuruar në mënyrë të drejtë dhe cilësore – gjë që kërkon shqyrtim e adresim korrekt e serioz. Sipas këtyre shënimeve del se rreth 50% e miellit të importuar është i pasuruar me Acid Folik e me Hekur dhe se në ngritje është edhe mielli i prodhuar në Kosovë. U prezantuan faktet e “ M&SILLOSI “ se ky biznes bën pasurimin / fortifikimin me Hekur dhe me Acid Folik me teknologji e me paisje të standardeve më të larta – edhe të miellit që eksportohet në Shqipëri.

AUV i ka njoftuar me kohë të gjithë importuesit se nuk do të lejojë hyrjen e miellit nëse ai nuk është i pasuruar / fortifikuar me Hekur dhe me Acid Folik. AUV, poashtu, Inspektorati fitosanitar, është organizuar dhe ka paralajmëruar se do të bëjë kontrollet e rregullta dhe pa paralajmërim të mullisëve – që nga 1 Korriku. Ato do të kontrollohen nëse janë furnizuar ose jo me premiksa dhe nëse nuk e bëjnë pasurimin e miellit me to do të procesojnë me fletëparaqitje.

Me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore, edhe ato rreth transparencës së plotë, llogaridhënies e ndarjes së përgjegjësive është vlerësuar se publikimi i të dhënave dhe i informatave detaje, me qëllim të sensibilizimit të të gjithë akterëve socio-ekonomik, të pjesëmarrësve në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve, në veçanti të mullisëve, importuesve, përpunuesve gatuesve të miellit…si dhe të qytetarëve konsumatorë taksapagues, është më se i domosdoshëm. Njohtimi i të gjithëve, i publikut, lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit / ligjeve nga të gjithë akterët, ndikon në rritjen permanente të zbatueshmërisë së ligjeve, të disiplinës juridiko-ligjore-ekonomike dhe në rritjen e kënaqëshmërisë së qytetarit konsumator – por edhe në rritjen e konsumimit të prodhimeve vendore, zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit…në proporcion të drejtë me zbatimin e legjislacionit.

Duke i precizuar afatet e përmbushjes së detyrave u arrit pajtimi që njohtimi i mullisëve lidhur me obligimet e zbatimit të Ligjit dhe me vendimet, të bëhet në mbledhjen e rradhës me Shoqatën e mullisëve ( sot, 29.06.2017 ); Testimi për Acid Folik të funksionalizohet nga muaji shtator ( 2017 ); Publikimi i të dhënave lidhur me prodhimet e miellit nga importi që nuk i përmbushin kërkesat bazë të Ligjit të nisë menjëherë në mediumet e informimit publik dhe në portale; Éshtë nënvizuar se OJQ KONSUMATORI ka nevojë për përkrahje – fillimisht për webfaqe dhe administrim, për ç gjë është shprehur interesimi parimor;

Mullisit duhet të gjejnë modalitete dhe të importojnë premiks cilësor konform standardeve të parapara…

E veçanta që ia vlenë të ritheksohet është se IBP dhe “ M&SILLOSI “parimisht janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me OJQ KONSUMATORI. Pritet që shpejt të zyrtarizohet kerkesa / gatishmëria reciproke për monitorimet / inspektimet më të shpeshta, analizat e cilësisë e të përbërësve – edhe te laboratoret neutrale, e në rast nevoje dhe të procesohet me fletëparaqitje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …