Konsumi i energjisë shënon rënie prej 11.7%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të enjten “Bilancin e energjisë” për tremujorin e dytë të vitit 2016 (TM2 2016). Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016, sipas këtij raporti, vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 2. 007 milionë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale është 1,657.8 GWh, dhe në hidrocentrale – 86.9 GWh.

Sa u përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016 Kosova ka importuar 24.9 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM2 2016) Kosova ka eksportuar 492.3 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2016, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është 822.7 GWh.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ulur për 11.7%.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …