energji

Konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë në orë është rreth 560 Megavat ndërsa prodhimi rreth 530

Javëve të fundit konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë në orë është rreth 560 Megavat ndërsa prodhimi rreth 530. Kështu ka bërë të ditur instituti GAP, duke theksuar se kërkesa për energji elektrike në Kosovë është më e lartë nga mesdita deri në mbrëmje. Madje, për shkak se TC “Kosova B2” është në riparim të planifikuar nga java e dytë e muajit gusht, GAP-i thotë se Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike në këtë periudhë të ditës. Meqë edhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare po shënojnë çmimet rekord dhe Shqipëria  nuk po arrin ta furnizojë Kosovën nga deponimet e saj atje përgjatë tërë periudhës së nevojitur, kjo po ndikon që në Kosovë të aplikohen reduktime si në  periudhën  e dimrit. (GAP)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …