Kontingjenti danez i KFOR-it, në Kosovë, mbajti marshimin e njohur si “DANCON March”, një traditë e forcave të armatosura daneze që daton që nga viti 1972 dhe ka për qëllim nderimin e veteranëve të plagosur. Në këtë marshim morën pjesë mbi 800 ushtarë, të gjithë në shërbim të misionit KFOR. Në njoftimin ritheksohet përkushtimi për zbatimin e mandatit , i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …