Kontingjenti i dytë i ushtarakëve detarë të Shqipërisë merr pjesë në operacionin e NATO-s, në detin Egje

Kontingjenti i dytë i ushtarakëve detarë të Shqipërisë merr pjesë në operacionin e NATO-s, në detin Egje

Është përcjellë kontingjenti i dytë i ushtarakëve detarë që do të vijojnë pjesëmarrjen në operacionin e NATO-s në detin Egje. E pranishme në ceremoninë e përcjelljes ishte dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila vlerësoi kontributin e Forcave Detare në përballimin e valës së refugjatëve në Egje, si dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe sigurisë.  Prania e Forcës tonë Detare në detin Egje nisi nëntorin e kaluar me anijen ”Oriku P-132” dhe ekuipazhin e saj, si pjesë e operacionit “Sea Guardian” të NATO-s.  Kontingjenti i dytë me 21 ushtarakë dhe komandant kapitenin e rangut III, Silvan Boni do të zëvendësojë ekuipazhin e parë të “Orikut”, i cili do të kthehet në atdhe në fund të këtij muaji.  Anija ”Oriku P-132” është pjesë e grupit detar që përbëhet nga anije holandeze, britanike, greke dhe turke dhe ka si mision të ndalojë trafikimin ilegal dhe migrimin. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …