Koordinatori Hoti dhe zv.ministrja e MKRS-së, Bunjaku, vizituan Komunën e Malishevës

Koordinatori nacional për arsim, kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti dhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku, vizituan Malishevën, ku janë pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi. Qëllimi i kësaj vizite, ishte njoftimi i ecurisë për projektin nacional për arsim, kulturë, rini dhe sport, përkatësisht garat që janë duke u zhvilluar në të gjitha shkollat. Kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, kanë biseduar me koordinatorin Hoti dhe zv.ministren Bunjaku, për ecurinë e deritanishme të këtij projekti nacional me rëndësi, që konsiderohet si një programet më të mira, përmes së cilit nxënësit e vendit tonë, kanë mundësi të mëdha që ti tregojnë aftësitë dhe talentet e tyre. Kryetari Begaj, është zotuar se Komuna e Malishevës, do të vazhdoj ta mbështes këtë program dhe realizimin e tij, me të gjitha mundësitë dhe format, në mënyrë që të nxjerrim më të mirët në të gjitha fushat që i përfshinë ky projekt qeveritar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …