Me 21 korrik anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni është emëruar koordinator shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi. Me të marr në duar procesin e dialogut, Hyseni ka zhvilluar një seri të takimeve në Bruksel për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi. Siç merret vesh të shtunën ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hyseni do të pritet nga përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan. Nuk dihet nëse Hyseni do të takohet edhe me Richard Grenell, përfaqësuesi i kryetarit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.
