Korab Rashiti: Donika Gërvalla është ministrja më e keqe e diplomacisë që ka pasur Kosova

Politikani shqiptar dhe deputeti i Kuvendit të Bazelit në Zvicër, Korab Rashiti, ka kritikuar ashpër diplomacinë e Kosovës gjatë viteve të fundit, duke e cilësuar atë si të dështuar në disa aspekte kyçe. Në një reagim publik, Rashiti ka theksuar se një nga gabimet më të mëdha është “getoizimi ekskluzivisht me partitë socialiste në Evropë dhe SHBA”, duke argumentuar se kjo qasje ka ndikuar negativisht edhe në diasporën shqiptare. Ai ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke e quajtur atë ministren më të dobët të diplomacisë që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …