Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka ripërsëritur të të satën herë deri tani qëndrimin e tij se në asnjë rrethanë nuk do ta votojë koalicionin PAN. Ai ka thënë se e ka parë të udhës të bëjë këtë sqarim për votuesit e tij, pasi në Kuvendin e AKR-së u vendos që kjo parti të shikojë opsione të tjera pos bashkëpunimit me LVV e LDK dhe sipas Sejdiut kjo po keqkuptohet si bashkim i AKR-së me PAN-in. “Unë nuk besoj që ky koalicion i bën mirë Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar ndër të tjerash Sejdiu.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …