leoni

Një tërmet i fuqisë 4.52 shkallësh të rihterit e ka goditur sot qytetin e Kukësit, dridhjet e tij janë dëgjuar edhe në Kosovë

Korça vazhdon të lëkundet nga tërmetet

Zona juglindore e Shqipërisë vazhdon të lëkundet nga tërmetet por fatmirësisht fuqia e tyre po vazhdon të ulet. Vala e goditjes së tërmeteve është ndjerë edhe gjatë mëngjesit të sotëm me një magnitudë prej 3.3 ball të shkallës Rihter. Kjo ka bërë që të shtohet paniku tek banorët të cilët një ditë më parë përjetuan një tërmet me një magnitudë prej 6balësh të shkallës Rihter. Pas tërmeteve të regjistruara në rajonin e Korçës, Emergjencat Civile kanë njoftuar se deri më tani janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. Institucionet përkatëse kanë dhënë ndihmën e nevojshme për të gjithë banorët që kanë pësuar nga tërmeti duke ju ofruar strehim, ushqim, ujë dhe gjëra tjera të nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …