Koreja e Veriut tha të martën se raketa më e fundit që e testoi është raketë e re hipersonike, me rreze të mesme veprimi, e dizajnuar për t’i goditur shënjestrat në Paqësor. Kryetari i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor të Phenianit për t’i kundërshtuar kombet rivale. Ushtria e Koresë së Jugut tha se e vërejti Korenë e Veriut duke e lëshuar një raketë e cila fluturoi 1.100 kilometra para se të binte në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë. Koreja e Veriut ka demonstruar sisteme të shumta armësh vitin e kaluar, të cilat mund t’i vënë në shënjestër fqinjët e saj, si dhe Shtetet e Bashkuara. Në mesin e armëve të testuara ka pasur edhe raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë. Janë ngritur shqetësime se Veriu mund t’i avancojë edhe më tej aftësitë e veta ushtarake përmes teknologjisë së ofruar nga Rusia, pasi këtu dy vende kanë rritur bashkëpunimin për luftën në Ukrainë. Në vitet e fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar dhe testuar raketa të ndryshme me rreze të mesme veprimi, të cilat, nëse perfeksionohen mund ta arrijnë bazën ushtarake, amerikane, në Guam. REL
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …