Ri ka deklaruar se të dyja palët janë pajtuar për detajet specifike, duke përfshirë edhe datën e mbajtjes së samitit, mirëpo nuk kanë dhënë më shumë detaje. Sidoqoftë, Ri ka thënë se është e rëndësishme që të largohen “pengesat” që parandalojnë përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy Koreve, ashtu siç është planifikuar. Mes tjerash, liderët e dy vendeve do të diskutojnë për denuklarizim të Koresë Veriore dhe për krijim të paqes në Gadishullin Korean. Lideri verikorean, Kim Jong un ka mbajtur një varg samitesh diplomatike këtë vit me liderët e Koresë Veriore, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Moon, lideri i vetëm që është takuar me Kimin dy herë, do të bëhet lideri i parë që viziton Phenjanin këtë vit.
Koreja Veriore dhe ajo Jugore pajtohen për mbajtjen e një samiti në muajin shtator në Phenjan
Koreja Veriore dhe ajo Jugore janë pajtuar për të mbajtur një samit në muajin shtator në Phenjan, ka njoftuar ministria jugkoreane për Bashkim. Lideri verikorean, Kim Jong Un dhe homologu i tij jugkorean, Moon Jae-in, janë takuar në muajin prill dhe maj në fshatin Panmunxhon, zonë e demilitarizuar që ndan dy Koretë dhe janë pajtuar që samiti i ardhshëm të mbahet në kryeqytetin verikorean. Zyrtarët e dy vendeve kanë mbajtur një raund të ri të bisedimeve në po këtë zonë të hënën, për të diskutuar samitin e tretë, të udhëhequr nga ministri jugkorean për Bashkim, Cho Myoung-gyon dhe udhëheqësi i Komitetit të verikoreanëve për ribashkim, Ri Son Gëon.