Kori Siparantum, për të herë të parë në hisotrinë e muzikës korale të vendit tonë, do të përfaqëson Kosovën në garën – Olimpiadën më të madhe të muzikës korale në botë, WORLD CHOIR GAMES 2021. Në WCG këtë vit do të garojnë mbi 300 kore nga e gjithë bota. Kori garon në Open Competition, në kategorinë “Contemporary Music” e cila do të mbahet në sallën e njohur koncertale, Queen Elizabeth Hall, Antwerp (Home of Royal Flemish Philharmonic). Kori do të jetë poashtu pjesë e dy koncerteve të tjera, Friendship Concerts që do të mbahen në vendët më të njohura si; Handelsbeurs, Antwerpen dhe Cathedral of Our Lady, Antwerp.
Ndërsa, me datën 3 nëntor dirigjenti i korit tonë Memli Kelmendi do të jetë në takimin gjeneral të këshillit botëror të koreve, World Choir Council, ku njëherit përfaqëson shtetin tonë Kosovën brenda rrjetit më të madh të muzikës korale në botë.
Rikujtojmë që dy javë më parë kori Siparantum u fitoi çmimin, Pllakën e Artë” në festivalin internacional të koreve “The Golden Lime of Tuhelj” – Kroaci. Kori u vlerësua me pikët maksimale në festival, 98.33 pikë.
Linku official:
https://www.wcg2021.be/en/choirs/siparantum-choir
World Choir Games book:
https://www.yumpu.com/en/document/read/65939862/world-choir-games-flanders-2021-program-book
Info shtesë: