Korniza Afatmesme Buxhetore u prezantua edhe në bashkësinë lokale në Turiqec

Në bashkësinë lokale të Turiqecit, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Financave, Kastriot Gashi, prezantuan Kornizën Afatmesme Buxhetore 2021-2023 si dhe projektet që do të realizohen në fshatrat e kësaj bashkësie lokale. Kryetari Jashari bëri të ditur se gjatë këtij takimi, u përballen për së afërmi me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve për të cilat premtuan që sipas mundësive buxhetore do të realizohen projektet e kërkuara në këtë takim. Në bashkësinë lokale të Turiqecit, në shumicën e fshatrave janë në finalizim e sipër projektet e ujësjellësit, kanalizimit, rregullimit të prrockave dhe asfaltimit të segmenteve rrugore në këto fshatra. Kryetari Jashari tha se në Turiqec është duke u finalizuar edhe salla e sportit dhe poligonin sportiv në oborr të shkollës “Abedin Rexha”. “Nevojat janë ende evidente me gjithë investimet që po bëhen çdo vit, por me bashkëpunim të sinqertë dhe besim të ndërsjellët do të ecim përpara për të ngritur nivelin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë”, tha Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …