Korrigjim i kufirit me Kosovën është vetëm një ide, shkruajnë mediat serbe, duke paralajmëruar se në shtator do të diskutojnë për propozime konkrete, dhe për atë se çfarë do të thotë kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Nga shtatori do të duhej të diskutonin për çështje konkrete, që dikush e konsideron si kompromis. Idetë të cilat po qarkullojnë nuk do të pranohen nga ana jonë”, ka shtuar Daçiq para gazetarëve në Beograd. Shefi i diplomacisë serbe beson se shqiptarët nuk janë duke e kuptuar që situata ka ndryshuar, pasi që sipas tij ende mendojnë se gjithçka është si më parë dhe se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës. Duke folur për rishikimin e kufirit me Kosovën, Daçiq ka thënë se në të ardhmen do të flasin më konkretisht. “Me kompromis shqiptarët janë duke nënkuptuar marrjen e Preshevës dhe Bujanocit”, ka shtuar Daçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …