Kosaçov: Nëse Amerika përfshihet në dialogun e Kosovës me Serbinë, duhet të përfshihet edhe Rusia

Kosaçov: Nëse Amerika përfshihet në dialogun e Kosovës me Serbinë, duhet të përfshihet edhe Rusia

Nëse Amerika përfshihet në dialogun e Kosovës me Serbinë, atëherë duhet të përfshihet  edhe Rusia, ka  thënë në televizionin publik të Serbisë, Konstantin Kosaçov, kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme i Federatës ruse. Ai theksuar se Rusia nuk e di pse samiti për Kosovën është mbajtur në Berlin dhe pse takimi i radhës është ftuar për në Paris, por ka saktësuar se  nëse Amerika i bashkohet dialogut, në këtë proces duhet të jetë edhe Rusia. Kosaçov ka saktësuar se zgjidhja për Kosovën nuk mund të jetë ushtarake por vetëm politike” dhe është me rëndësi që zgjidhja për  të jetë në kuadër të kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244 të KS të OKB-së”. Ne kemi shumë pyetje lidhur me iniciativën e fundit për takimin në Berlin më 29 prill dhe nuk e dimë pse është mbajtur ai takim e pse është thirrur tjetri në Paris. Kosova po kërkon që në dialog të jetë Amerika. Ndoshta kjo është e arsyeshme, por në këtë rast duhet të përfshihet edhe Rusia”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …