Fjalën kryesore në ngjarjen vjetore të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik “Java e Gruas” e pati ambasadori i SHBA-ve, në Kosovë, Philip S.Kosnett. Ai u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje. Kosnett, tha se me një çështje e tillë për mosbarazi gjinore ende përballet edhe Amerika dhe se Kosova nuk është vendi i vetëm. “E dijë se disa prej juve mendoji se pse një burrë është përfaqësueses këtu. Më lumturon fakti që shoh burra në këtë sallë qe mbështesin fuqizimin e grave. Edhe në Kosovë ka shembuj pozitiv. Besnik Leca, është trajtuar me mirë se motrat e tij vetëm se është djalë, dhe tani ai punon qe t’i kthej burrat në aleat, dhe për tu dhënë fund përkushtimit të grave. Amerika edhe pas dy shekujve të lirisë po përballet për barazinë gjinore tek gratë. Kosova nuk është vendi i vetëm që përballet me këto çështje, kjo është një çështje shumë e gjerë. Kjo temë përshtatët mirë me temën e kosovarëve, për ta përmbushur demokracinë përfaqësuese. Kosova sot nuk është e plotë sepse 50 e popullatës pengohet në aspektin shoqërorë. Ndryshimi është i mundshëm, përkundër sfidave, gratë në Kosovë po mundohen shumë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …