Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur sot për vizitën e djeshme të zyrtarëve të lartë amerikan në krye me ambasadorin Grenell, duke thënë se angazhimi amerikan dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë do të çojë në normalizimin e raporteve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se lidhjet e forta që do të krijohen përmes projekteve të shumta do të rezultojnë me qindra vende të reja të punës për të rinjtë. Kosnett ka shtuar se mezi pret që të punojnë së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe sektorin privat për implementimin e plotë të zotimeve të dhëna në marrëveshjen e arritur në Washington.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …