Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përgëzuar miratimin e Konventës së Stambollit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi, Kosnett tha se përmes kësaj Konvente Kosova po përafrohet me vlerat Euro-Atlantike. “Miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës do të avancojë të drejtat e grave, kundërshton dhunën ndaj grave dhe demonstron edhe një herë përafrimin e Kosovës me vlerat Euro-Atlantike”, ka shkruar Kosnett. Kjo konventë ka për qëllim “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen penale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …