Kosnett: Përkushtimi i SHBA-ve për Kosovën paraqet një trashëgimi të thellë për ata që vdiqën që ky vend të jetë i lirë

Kosnett: Përkushtimi i SHBA-ve për Kosovën paraqet një trashëgimi të thellë për ata që vdiqën që ky vend të jetë i lirë

Ambasadori Kosnett, ka thënë sot se realiteti i krimeve në Mejë të Gjakovës është i tmerrshëm. Gjithashtu ai ka theksuar se askush mos të dyshojë sa e thellë apo e qëndrueshme është miqësia mes SHBA-ve dhe Kosovës. Ngase përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës paraqet një trashëgimi të thellë për ata qe vdiqën që ky vend të jetë e lirë. Kosnett tha se Kosova dhe vendet fqinje duhet të pranojnë të diskutojnë për të kaluar, duke nënkuptuar se për këtë Serbia të pranojë fajësinë për krimet e kryera para 20 vitesh, ndërsa edhe në Kosovë të gjykohen ata që dyshohen për krime. Sipas tij, duhet një përkushtim më i madh nga Kosova dhe Serbia për t’i gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve duke punuar në mirëbesim me bashkësinë ndërkombëtare për të bërë publike dhe për të vepruar në bazë të gjitha informatave në dispozicion

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …