Ambasadori Kosnett thotë se viti 2019, do të jetë vit kur pritet që të ndodh marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Kosnett: Qeveria duhet të angazhohet për komunitetet minoritare dhe të koordinohet ngushtë me aleatët e NATO-s

Ambasada amerikane doli e para me qëndrim menjëherë pasi deputetët e Kosovës votuan projektligjt për ushtrinë. Një mesazh të shkurtër e ka dhënë edhe ambasadori i sapoardhur. Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar në Twitter, pasi kuvendi i Kosovës votoi për krijimin e ushtrisë. “Tash më shumë se kurrë, Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për komunitetet minoritare dhe të koordinohet ngushtë me aleatët e NATO-s, pasi po fillon transformimin 10 vjeçar të forcave të saj të sigurisë, ka shkruar Kosnett. “SHBA do të jetë këtu me ju”, ka përfunduar shkrimin ambasadori amerikan. Ambasada amerikane ka dalë me qëndrim menjëherë pas votimit të tri projektligjeve në kuvendin e Kosovës, sipas të cilave bëhet transformimi i FSK-së në ushtri. Në këtë komunikatë, të cilën e ka shpërndarë edhe Kosnett, shkruan se SHBA do ta ritheksojë përkrahjen që ka për ushtrinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …