Ambasadori Kosnett

Kosnett: SHBA do të shqyrtojë çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe ndryshimin e territorit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, mendon se ka ardhur koha që përfaqësuesit politikë të largohen nga politikat tradicionale tregtare dhe të mendojnë se si të ndërtojnë një shtet të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për gjeneratat e ardhshme. Ai thotë se Lista Serbe është një realitet politik në Kosovë dhe se të drejtat e të gjitha komuniteteve, duhet të respektohen. Ambasadori amerikan përsëriti qëndrimin se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve, sepse me normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella, të dyja vendet do të tërheqin më shumë investime nga jashtë. Kosnett ka shtuar se SHBA do të shqyrtojë çdo marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe çështjen e përshtatjes së territorit, por vetëm deri në atë masë kur ka mbështetje nga të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …