Ambasadori amerikan, Philipp Kosnett thotë se SHBA përkrahë njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta

Kosnett thotë se ideja për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën nuk është e qëlluar dhe mund të hapte shumë dyer

Për numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ideja e kryeministrit Ramush Haradinaj, për konferencë ndërkombëtare nuk është e qëlluar. Ai ka thënë se kjo do të hapte shumë dyer. “Hap derën për diskutimin e çështjeve që tashmë janë vendosur, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës. Do të mund të përfshinte edhe palë tjera, që vetëm se do ta ndërlikonin punën”, ka thënë Kosnett. Ambasadori ka folur shtruar për taksën, e ka thënë se pezullimi i përkohshëm i saj është hapi i vetëm jetik për ta çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se Qeveria amerikane beson se 2019-a është viti kur mund të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Ka thënë se pajtohet me Haradinajn kur thotë se Kosova është vend sovran, dhe se SHBA-ja e mbështet këtë. Por jo të gjitha vendimet sovrane të vendeve mike, sipas tij, i pëlqejnë SHBA-së. “Qeveritë mike, vendet mike do të kenë mospajtime për gjëra, por ne do të reagojmë kur këto ndikojnë në interesat tanë. Pra, ne besojmë se paqja, prosperiteti, stabiliteti në rajonin e Ballkanit nuk është çështje vetëm për vendet e rajonit, por ka rëndësi edhe për Shtetet e Bashkuara. Pra, edhe interesat tanë janë në pyetje”, ka thënë Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …