Sporti i Kosovës bëhet edhe me një Federatë, atë të Badmintonit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Jeton Nebiun, kryetari i Federatës më të re që u themelua në Kosovë, Federatës së Badmintonit. Me këtë rast, kjo Federatë u pajis me licencë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe njëherësh mes Federatës dhe MKRS-së u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi për përkrahje financiare. Sipas memorandumit të nënshkruar, Federata e Badmintonit të Kosovës, mbështetet financiarisht me 35 mijë euro. Mjetet financiare të pranuara, Federata do t’i shfrytëzojë për realizimin e politikave programore për vitin 2019 për promovimin dhe avancimin e sportit të Badmintonit. Me këtë rast, ministri Gashi tha se puna e tij për avancimin e sportit dhe krijimin e Federatave të reja të nevojshme për të rinjtë e vendit nuk do të ndalet me kaq. “Licencimi i Federatës së Badmintonit tregon edhe një herë përkushtimin tonë për sportin në vend dhe theksoj se është obligim i yni që t’i përkrahim financiarisht Federatat dhe sportistët në vend. Nënshkrimi i këtij memorandumi vjen pas licencimit të kësaj Federate të cilës i urojmë suksese dhe të cilën e garantojmë se do të jemi gjithmonë në mbështetje për avancimin e këtij sporti të ri në vendin tonë”, tha ministri Gashi. Ndërkaq, kryetari Jeton Nebiu, fillimisht falënderoi ministrin Gashi për licencimin e Federatës dhe po ashtu edhe për nënshkrimin e memorandumit duke e cilësuar si shumë të nevojshme përkrahjen financiare nga ana e Ministrisë. Ai po ashtu tha se kjo Federatë do të punoj në vazhdimësi në promovimin e këtij sporti të ri dhe angazhimin e sa më shumë talenteve të rinj në këtë sport.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …