Kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente, te pacientët me COVID-19, Salih Ahmeti ka paralajmëruar se Kosova po bëhet gati për trajtimin e personave të infektuar me koronavirus, me plazmën e gjakut të personave të shëruar. Ai i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se në bazë të takimeve që i kanë mbajtur, së shpejti do të nisë, fillimisht mbledhja e donatorëve, pra gjaku i të shëruarve nga COVID-19, dhe të aplikohet tek ata që janë të infektuar me koronavirusin e ri. Kriteret dhe procedurat e protokollit do t’i elaborojmë në hollësi dhe sa më shpejtë duhet fillohet. Si procedurë nuk është e lehtë, pasi duhet të caktohen indikacionet se cilin pacient duhet ta trajtojmë me plazmë gjaku sepse jo secili mund të trajtohet me këtë lloj terapie. Por, sa do të jetë benefiti i gjithë kësaj pune, mbesim ta shohim. Mundësitë e aplikimit janë duke u shqyrtuar, ka thënë mes tjerash, infektologu, Salih Ahmeti. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës më 28 tetor ka njoftuar se ka formuar një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirusin e ri.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …