Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Austrisë e përfaqësuar nga Unicredit Bank Austria AG, do të nënshkruajnë Marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Besianës. Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler dhe Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu. Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilën do të jepen detaje më të hollësishme të projektit.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …