Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar një Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjatë vizitës zyrtare të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Berlin. Marrëveshja u finalizua mes Gjeneral Bashkim Jasharit, dhe Shefit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer. Gjatë takimit bilateral, dy gjeneralët diskutuan për sfidat globale dhe rajonale të sigurisë, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sipas njoftimit të FSK-së, marrëveshja garanton mbështetje politike, ushtarake dhe ligjore nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës, veçanërisht në përpjekjet e saj për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë: Stërvitjet dhe trajnimet ushtarake, mbështetjen teknike dhe logjistike, zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, e të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, ka reaguar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili …