Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin, shumë shpejt priten investime nga ky shtet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve. Ministri Shala ka paraqitur prioritetet e MTI-së, duke treguar se përkrahja e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj do të jenë në fokus më të madh. Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në fushën e bujqësisë, konkretisht ka ofruar bashkëpunim që t’iu mundësohet bujqve t’i eksportojnë produktet e Kosovës në Hungari. Ministri Shala dhe ambasadori Markusz u dakorduan ta nënshkruajnë një marrëveshje dy shtetërore që do t’i shërbejë Kosovës në fushën e mbrojtjes së investimeve të huaja. Po ashtu, gjatë këtij takimi, ambasadori ka paraqitur para ministrit interesimin e një investitori hungarez, i cili do të hapë në Kosovë një fabrikë për prodhimin e makinerisë bujqësore. Ministri Shala shprehu gatishmërinë që të gjitha kapacitetet shtetërore të jenë në dispozicion të investitorit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional

Në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt tryeza e rrumbullakët me pjesëtarët e FSK-së …