Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt pritet të nënshkruajnë formalizimin e marrëdhënieve diplomatike me njëra tjetrën. Kjo është bërë e ditur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, me anë të një postimi. Ajo ka thënë se formalizimi do të bëhet me një ceremoni virtuale. Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar ajo. Pak ditë më parë, MPJ e Izraelit në një përgjigje për medie tha se po presin një vizitë të kryediplomates shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes. Gjatë vizitës, marrëveshja për krijimin e marrëdhënieve synohet që të nënshkruhet dhe të dy ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë më tej qëllimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem, u tha në përgjigjen e ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, e drejtuar nga Gabriel Ashkenazi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …