Kosova dhe Japonia kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe nga e cila vendi ynë do të përfitojë 250 milionë jen japonez

Kosova dhe Japonia kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe nga e cila vendi ynë do të përfitojë 250 milionë jen japonez

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli dhe ministrja e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe, Kosova do të përfitojë 250 milionë jen japonez. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pas takimit dypalësh që ka zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe në mes dy vendeve, nëpërmjet së cilës, Republika e Kosovës do të përfitojë  një grant me vlerë prej 250 milionë jen japonez. Qeveria japoneze nëpërmjet ofrimit të këtij granti synon promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë nëpërmjet programeve të ndryshme, që ndërlidhen me këto fusha. Nga ana e saj, ministrja Abe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe dy popujve ka thënë që Qeveria japoneze dëshiron, që ato të zhvillohen edhe më shumë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …