leoni

Kosova dhe Kroacia bashkëpunim të ngushtë në fushën e gjeologjisë

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci ka pritur në një takim Ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq e shoqëruar nga Zllatko Vnuqec Sekretar i dytë i Ambasadës kroate, me të cilën janë dakorduar që të vazhdojë bashkëpunimi i dy vendeve në fushat që mbulon MZHE, me fokus sektori i minierave dhe gjeologjisë.

Me këtë rast, zv.ministri Koci ka falënderuar ambasadoren  Kapitanoviq për qëndrimet që shteti kroat ka në vazhdimësi karshi Kosovës, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është falënderuese për raportet e mira në të gjitha fushat me Kroacinë.

“Ne si MZHE tashmë kemi vite që kemi një bashkëpunim të mirë me Kroacinë, sidomos në fushën e gjeologjisë meqë përvoja kroate na ndihmon shumë ne si shtet i ri, prandaj ky bashkëpunim është i mirëseardhur “, ka thënë Koci.

Nga ana e saj ambasadorja Marija Kapitanoviq duke e vlerësuar bashkëpunimin e dyja vendeve ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit kroat karshi Kosovës  në të gjitha fushat, e veçanërisht në sektorin minerar.

“Do të doja që bashkëpunimi ynë të fuqizohet edhe me shumë në fushën minerare dhe atë gjeologjike, sepse ne Kosovën e shohim si partnere serioze në këto fusha “, është shprehur Kapitanoviq.

Ndryshe, zëvendësministri Koci  gjatë takimit e ka informuar diplomaten kroate se Kosova ka krijuar një infrastrukturë ligjore të favorshme për investimet e huaja, të cilat do ta ndihmonin zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …