Kryeministri Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit, ka bërë të ditur se Kosova dhe Mali i Zi pritet që të formojnë një komision të përbashkët për rishikim të vijës kufitare. Kjo përgjigje erdhi pasi deputeti i AAK-Së, Shemsedin Dreshaj, pyeti Qeverinë nëse e ka në plan të formojë komisionin e ekspertëve për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi. Në përgjigjen e tij, Kurti tha se është e rëndësishme që presidenti malazez, Gjukanoviq, ka gatishmëri për këtë çështje. “Normal për palën e Kosovës dokumentet janë të qarta. Sa kam njohuri edhe ekspertët vendorë kanë punuar në këtë drejtim. Me rëndësi për ne është që presidenti Gjukanoviq ka shprehur gatishmëri për këtë çështje”. Subjekti që unë e udhëheq gjithmonë e ka kundërshtuar versionin e nënshkruar, pohoi Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …