Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar së shpejti me marrëveshje për tregti të lirë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë takimit që zhvilloi me  Andrew Mitchell, Komisionar i Tregtisë për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e Kosovës. Shala shprehu mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar që është hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera politike në mes të dyja vendeve të kthehen edhe në aspektin ekonomik. Ministri Shala dhe komisionari Mitchell u dakorduan që së shpejti të nënshkruhet edhe marrëveshja në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për tregti të lirë. Shala shpjegoi edhe potencialin që ka Kosova për investime të huaja, duke nisur nga energjia e ripërtërishme, investimi në miniera, në bujqësi dhe turizëm. Po ashtu, ministri Shala dhe komisionari Mitchell u dakorduan për inicimin e marrëveshjes për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Komisionari Mitchell vlerësoi marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë të ditur se Britania ka interes t’i rritë shkëmbimet tregtare dhe po ashtu ta rritë prezencën me investitorë. Bashkë me komisionarin Mitchell në takim ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’connell.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …