Sipas një deklarate të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas takimit trepalësh në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur. Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviq gjatë takimi të djeshëm. Pas këtij takimi, Besnik Bislimi ka thënë se palët janë pajtuar që takimi i radhës në nivelin e lartë të zhvillohet më 22 prill. Bislimi tha gjithashtu se është diskutuar për çështjen riregjistrimin e veturave me targa KM në RKS, duke thënë se kemi raportuar që deri në fillim të marsit ka pasur një zhvillim të mirë, por pas kërcënimeve dhe djegieve të veturave, nuk ka pasur vetura të regjistruara. Lidhur me këtë temë, Petkoviq tha se ka vënë në dukje shkeljen e marrëveshjes për targa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …