Kosova dhe Serbia po hynë në një fazë të rëndësishme të dialogut për të dy vendet, në atë që po quhet edhe faza finale, e që pritet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve. Nga pala kosovare qëllimi kryesor nga ky dialog është njohja reciproke dhe anëtarësimi në Organizatën Kombeve të Bashkuara , NATO e Bashkim Evropian. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për lajmi.net, thotë se platforma për dialogun e miratuar në Qeveri të enjten, ka për qëllim arritjen e një marrëveshje për njohje reciproke dhe hapje të rrugëve për anëtarësim në BE e mekanizma tjerë të rëndësishëm. “Qëllimi në dialog është që të ketë njohje të ndërsjellët, që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe që të dy vendet po ashtu të aspirojnë dhe të përmbushin qëllimin e anëtarësimit në BE dhe NATO, dhe këto çështje i trajton edhe platforma që kemi miratuar në Qeverinë e Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …