Kosova dhe SHBA-ja thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim të thelluar në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, deklaroi se marrëveshja përfshin pesë fusha kryesore: Planifikimi dhe qeverisja e mbrojtjes, Menaxhimi i burimeve humane dhe të mbrojtjes. Ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake. Bashkëpunimi për angazhim rajonal dhe ndërkombëtar. Qëndrueshmëria strategjike Sipas Maqedoncit, SHBA-ja do të mbështesë Kosovën në planifikimin profesional të mbrojtjes dhe në qeverisjen civile të sektorit të mbrojtjes, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të burimeve humane dhe strategjike. Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes përfshin ndërtimin e kapaciteteve strategjike ushtarake, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe mbështetjen ajrore, si pjesë e fazës së tretë të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, e cila do të zgjasë deri në vitin 2028.

Kontrolloni gjithashtu

Muhamet Hamiti: Kosova i ka punët më keq se kurrë për fajin e Qeverisë Kurti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e akuzuar …